“Seid ibn Telidi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Xherir ibn Hazimi, e ky nga Ejubi, e ky nga Muhamed ibn Sirini se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Teksa një qen po sillej rreth e përqark një pusi, e gati sa nuk kishte ngordhur nga etja, e pa një zinaqare e benu israilëve dhe, në vend, e hoqi këpucën e i dha qenit ujë për të pirë. Kështu, Allahu, për këtë vepër, ia fali mëkatet.””