“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Teksa një grua po i jepte gji djalit të vet, një kalorës me famë kaloi pranë dhe ajo tha: “O Allah, mos ia merr shpirtin tim biri pa e bërë si ky! Por, (foshnja) tha: “O Allah, mos më bëj si ai!” Sakaq iu kthye gjirit dhe vazhdoi të thithte. Pastaj, aty pranë sollën zvarrë një grua, të cilën njerëzit e ngacmonin dhe gruaja në fjalë tha: “O Allah, mos e bëj djalin tim si kjo!” Por, (foshnja) tha: “O Allah, më bëj si ajo!” Pastaj tha: “Kalorësi është jobesimtar, ndërsa kësaj gruaje njerëzit i thonë se ka bërë prostitucion, por ajo ua ktheu: “Më mjafton Allahu" - dhe i thonë se ka vjedhur, ndërsa ajo ua kthen: “Më mjafton Allahu .””