“Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një burrë bleu një truall nga një burrë tjetër, ku gjeti një qyp me monedha të arta. Blerësi tha: “Merre arin tënd, se unë ta kam blerë vetëm truallin e jo edhe arin.” Shitësi tha: “Unë ta kam shitur tokën dhe ç'ka në të.” Kështu, shkuan të gjykohen te një burrë, i cili u tha: “Keni fëmijë?” Njëri tha: “Unë kam një djalë.” Tjetri tha: “Unë kam një vajzë.” Kadiu u tha: “Martojeni djalin me vajzën, kurse arin shpenzojeni për ta dhe jepeni sadaka.””