“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Muhamed ibn Munkediri, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e ky nga Amiri, i biri i Sad ibn Ebu Vekasit, se babai i tij Sad ibn Ebu Vekasi e pyeti Usame ibn Zejdin: “Çfarë e ke dëgjuar nga i Dërguari Allahut ﷺ në lidhje me murtajën?” Usame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Murtaja ka qenë dënim që u ishte dërguar një grupi të benu israilëve, - ose ka thënë: një populli para jush, - andaj, nëse dëgjoni se ka rënë në ndonjë vend, mos shkoni aty, e, nëse jeni në ndonjë vend ku ka rënë murtaja, mos dilni prej aty nga frika.” Ebu Nadri ka thënë: “Të mos ju nxjerrë prej aty frika prej saj.””