“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se kurejshët i brente çështja e gruas së fisit mahzum, e cila kishte vjedhur, andaj thanë: “Kush merr guximin të ndërmjetësojë tek i Dërguari i Allahut ﷺ për këtë?” Thanë: “E kush tjetër, përveç Usame ibn Zejdit, atij që Pejgamberi ﷺ e do shumë.” Kështu, Usame shkoi dhe foli me të, por i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Po ndërmjetëson në një prej ndëshkimeve të përcaktuara të Allahut?” Pastaj u ngrit dhe u ligjëroi njerëzve e tha: “Ata që ishin para jush janë shkatërruar se, kur vidhte i privilegjuari, e falnin, e, kur vidhte i dobëti, e dënonin. Betohem në Allahun se, sikur Fatimja, e bija e Muhamedit, të vidhte, do t'ia prisja dorën.””