“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Abdulmelik ibn Mejsera, e ky e ka dëgjuar Nazal ibn Sebra Hilaliun se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dëgjova dikë duke lexuar një ajet ndryshe nga ajo që kisha dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke e lexuar, andaj shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i tregova, por vërejta në fytyrën e tij se nuk i pëlqeu, pastaj tha: “Të dy e keni mirë. Mos u përçani mes vete, sepse ata që kanë qenë para jush janë shkatërruar pasi janë përçarë.””