“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Katadja, e ky nga Ukbe ibn Abdulgafiri se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një njeri prej popujve para jush, Allahu e furnizoi me pasuri të shumtë. Kur i erdhi vdekja, u tha të bijve: “Çfarë babai kam qenë për ju?” Ata i thanë: “Babai më i mirë.” Ai u tha: “Unë asnjëherë nuk kam bërë ndonjë vepër të mirë, prandaj, kur të vdes, më digjni të tërin dhe më bëni hi, pastaj hirin hidheni (në det) në një ditë me furtunë.” Kështu, të bijtë vepruan siç u tha i ati. Por, Allahu Fuqiplotë ia tuboi hirin (dhe e ktheu në formën e tij origjinale) dhe e pyeti: “Çfarë të shtyri të veprosh ashtu?” Ai iu përgjigj: “Frika prej Teje.” Atëherë, Allahu e mbuloi me mëshirën e Tij.” Muadhi ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe nga Katadja (se ka thënë): “E kam dëgjuar Ukbe ibn Abdulgafirin, e ky e ka dëgjuar Ebu Seid Hudriun nga Pejgamberi ﷺ.””