“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Abdulmelik ibn Umejri, e ky nga Ribij ibn Hirashi se Ukbe i tha Hudhejfes (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A nuk po na tregon diçka që e ke dëgjuar nga Pejgamberi ﷺ?” Ai tha: “E kam dëgjuar të thotë: “Një njeriu i erdhi vdekja dhe, kur i humbi shpresat se do të jetojë më tutje, e porositi familjen e vet: “Pasi të vdes, tuboni shumë drurë dhe ndizni një zjarr. Më lini aty derisa zjarri të ma djegë mishin, të arrijë në eshtra dhe të shkrumbohem i tëri. Pastaj, eshtrat bluajini e bëni pluhur dhe në një ditë me furtunë shpërndajeni (hirin tim) në det.” Ashtu vepruan. Por, Allahu ia tuboi hirin dhe e ktheu në formën e tij fillestare e i tha: “Pse veprove kështu?” Ai iu përgjigj: “Prej frikës Sate.” Kështu, Allahu e fali.””