“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Një burrë u jepte borxh njerëzve dhe i thoshte shërbëtorit të vet: “Kur të shkosh te ndonjë fukara, fali një pjesë të borxhit, me shpresë që edhe Allahu të na falë ne.” Kështu, kur e takoi Allahun, Allahu e fali.””