“Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur një personi, që ishte mëkatar i madh, i erdhi vdekja, i porositi të bijtë e tij: Pasi të vdes, më digjni dhe më bëni hi. Pastaj, në një ditë me furtunë, shpërndajeni (hirin tim) në det, sepse, betohem në Allahun se, nëse Ai më ringjall, do të më dënojë si askënd më parë.” Kur vdiq, të bijtë vepruan siç ishin porositur. Por, Allahu e urdhëroi Tokën dhe i tha: “Tubo çdo grimcë të tij që gjendet në ty.” Toka ashtu veproi. Sakaq, ai u gjend duke qëndruar në këmbë. Allahu e pyeti: “Çfarë të shtyri të veprosh ashtu?” Ai tha: “O Zoti im, më shtyri frika prej Teje.” Kështu, Allahu e fali.” Disa transmetues të tjerë kanë thënë: "Frika nga ti, o Zot!””