“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: “Kur Allahu e obligoi namazin, fillimisht ishte nga dy rekate, në vendbanim e në udhëtim. Namazi në udhëtim mbeti ashtu siç ishte, kurse namazi si vendas u shtua.””