“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ebu Esvedi se Urve ibn Zubejri tregon: “Abdullah ibn Zubejri ishte njeriu më i dashur për Aishen, pas Pejgamberit ﷺ dhe Ebu Bekrit. Po ashtu, ai ishte njeriu më bamirës ndaj saj. Aishja, sa herë që i vinte ndonjë pasuri prej Allahut, e jepte sadaka. Ibn Zubejri tha: “Aishes duhet t'i bllokohet pasuria (të mos e teprojë shpenzimin në sadaka).” Aishja (me të dëgjuar këtë) tha: “Të më bllokohet pasuria?! Po zotohem që, nëse sërish i flas atij (Ibn Zubejrit), do të bëj adhurime vullnetare.” Ai dërgoi disa burra kurejshë, veçanërisht disa dajallarë të Pejgamberit ﷺ të ndërmjetësojnë, por ajo refuzoi sërish. Zuhrinjjtë, dajallarët e Pejgamberit ﷺ, ndër ta: Abdurrahman ibn Esved ibn Abdujeguthi dhe Misver ibn Mahremi, i thanë Ibn Zubejrit: “Pasi Aishja të na lejojë ne të dy të hyjmë, ti nxito, kaloje perden dhe përqafoje atë.” Dhe, ai ashtu veproi. Më pas, Ibn Zubejri ia dërgoi asaj dhjetë robër, por ajo i liroi të gjithë. Pastaj vazhdoi të lirojë robër, derisa arriti në dyzet sosh dhe tha: “Ah, sikur të kisha përcaktuar një punë, kur qeshë zotuar, të cilën tani do ta kisha vepruar dhe do të lirohesha nga zotimi.””