“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Othmani e thirri Zejd ibn Thabitin, Abdullah ibn Zubejrin, Seid ibn Asin dhe Abdurrahman ibn Harith ibn Hishamin, të cilët shkruan disa kopje të Kuranit. Othmani u tha të tre kurejshëve: “Nëse ju dhe Zejd ibn Thabiti nuk pajtoheni për ndonjë mënyrë të leximit të Kuranit, atëherë shkruajeni sipas dialektit të kurejshëve, sepse Kurani ka zbritur në dialektin e tyre.” Dhe, ata ashtu vepruan.”