“Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Beshari, e këtij i ka treguar Ibn Mehdiu, e ky nga Sufjani, e ky nga Abdulmelik ibn Umejri, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Bekrete se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “A mendoni se fiset xhuhejne, muzejne, eslem dhe gifar janë më të mira se fiset benu temim, benu esed, benu Abdullah ibn Gatafan dhe benu Amir ibn Saësa?” Një burrë tha: “(Atëherë pra) qenkan poshtëruar e qenkan shkatërruar (këta të fundit).” Pejgamberi ﷺ tha: “Ato janë më të mira se fiset benu temim, benu esed, benu Abdullah ibn Gatafan dhe benu Amir ibn Saësa.””