“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Muhamed ibn Ebu Jakubi, e ky e ka dëgjuar Abdurrahman ibn Ebu Bekreten se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Akra ibn Habisi e pyeti Pejgamberin ﷺ: “Të janë besatuar hajdutët e haxhilerëve nga radhët e fiseve eslem, gifar dhe muzejne, - mendoj se e ka përmendur edhe fisin xhuhejne. - Pejgamberi ﷺ i tha: “A mendon se, nëse fiset eslem, gifar, muzejne, - mendoj se ka përmendur edhe fisin: - xhuhejne, janë më të mira se fiset benu temim, benu amir, esed dhe gatafan, të cilët j anë poshtëruar e janë shkatërruar .” Ai tha: “Po.” Pejgamberi ﷺ iu drejtua: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se ata (të parët) janë më të mirë se këta (të fundit) .” 3516b Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Muhamedi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Fiset eslem, gifar dhe një pjesë e fiseve muzejne e xhuhejne janë më të mira tek Allahu, - ose ka thënë: në Ditën e Kiametit, - se fiset esed, temim, hevazin dhe gatafan.””