“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Seid ibn Musejebi ka thënë: “Behira quhej deveja që dedikohej për idhuj dhe askujt nuk i lejohej ta milte atë, ndërsa saibe ishte deveja që dikush e linte për idhuj në rast zotimi, e cila më nuk përdorej për bartje.” Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “E kam parë Amër ibn Amir ibn Luhaj Huzaiun duke tërhequr zvarrë zorrët e tij në Zjarr. Ai ka qenë i pari që devetë ua ka dedikuar idhujve.””