“Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Selimi, e këtij i ka treguar Seid ibn Minai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë dhe pejgamberët jemi si shembulli i dikujt që ka ndërtuar një shtëpi, të cilën e ka kompletuar dhe përsosur, përveç një tulle. Kur njerëzit hyjnë, mahniten dhe thonë: “Ah, sikur të ishte edhe një tullë këtu.””