“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Abdullah ibn Dinari, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Unë dhe pejgamberët jemi si shembulli i dikujt që ka ndërtuar një shtëpi, të cilën e ka ndrequr mirë dhe e ka zbukuruar, përveç një tulle në një qoshe. Kur njerëzit e shikojnë, mahniten dhe thonë: “Ah, sikur të ishte edhe një tullë këtu.” Pra, unë jam ajo tulla e fundit, përkatësisht unë jam vula e pejgamberëve.””