“Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Fadël ibn Musai se Xhuajd ibn Abdrurrahmani tregon: “E kam parë Saib ibn Jezidin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nëntëdhjetekatërvjeçar, të fortë e të shëndoshë. Ai ka thënë: “E di mirë pse e kam këtë shëndet. Tezja ime më pati dërguar te Pejgamberi ﷺ dhe i pati thënë: “O i Dërguari i Allahut, djali i motrës sime vuan nga disa dhimbje, andaj lute Allahun për të.” Kështu, Pejgamberi ﷺ qe lutur për mua.””