“Muhamed ibn Ubejdullahu na ka thënë: Na ka treguar Hatimi, e ky nga Xhuejd ibn Abdurrahmani se Saib ibn Jezidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Tezja ime më dërgoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, djali i motrës sime vuan nga dhimbja e këmbëve.” Pejgamberi ﷺ ma lëmoi kokën dhe u lut për mua për bekim, pastaj mori abdes dhe unë piva nga uji i mbetur. Dola mbrapa shpinës së tij dhe mes dy shpatullave ia pashë vulën e pejgamberisë.” Ibn Ubejdullahu ka thënë: “... e cila ngjasonte me pullat që kali i ka në ballë.” Ndërkaq, Ibrahm ibn Hamzai ka thënë: “... sikur vezë pëllumbi.””