“Ebu Asimi na ka treguar nga Omer ibn Seid ibn Ebu Husejni, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Ukbe ibn Harithi tregon se Ebu Bekri e fali namazin e ikindisë dhe, kur doli, gjatë rrugës, e pa Hasen ibn Aliun duke lozur me fëmijë. Kështu, e mori në krah dhe tha: “Me babë kurban t'u bëfsha! Ti i ngjake Pejgamberit ﷺ, e jo Aliut.” Ndërkohë, Aliu qeshte.”