“Ibn Bukejri më ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e ky nga Halidi, e ky nga Seid ibn Ebu Hilali, e ky nga Rebia ibn Ebu Abdurrahmani se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), teksa po e përshkruante Pejgamberin ﷺ, tha: “Kishte shtat mesatar: as të gjatë, as të shkurtër; lëkurën e kishte ngjyrë të ndritshme, as të bardhë, as të zeshkët; flokët as shumë kaçurrela, as krejtësisht të drejtë. Kur i erdhi shpallja, ishte dyzetvjeçar. Gjatë kohës së shpalljes, në Mekë qëndroi dhjetë vjet dhe dhjetë të tjerë në Medinë. Kur vdiq, nuk kishte më shumë se njëzet qime të thinjura në kokë dhe në mjekër.” Rebia ka thënë: “Kam parë një qime të flokëve të tij dhe vura re se kishte ngjyrë si të kuqërremtë. Kur pyeta, më thanë se ngjyrën e kishte marrë nga parfumi.””