“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Malik ibn Enesi, e ky nga Rebia ibn Ebu Abdurrahmani se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ nuk ka qenë shumë i gjatë e as i shkurtër, as i bardhë e as zeshkan, as shumë flokëdredhur e as flokëdrejtë. Allahu ia dërgoi shpalljen në moshën dyzetvjeçare. Në Mekë qëndroi dhjetë vjet e dhjetë të tjerë në Medinë. Kur vdiq, në flokë dhe në mjekër nuk i kishte as njëzet qime të thinjura.””