“Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka treguar Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi tek ajo i gëzuar, fytyra e të cilit shkëlqente nga gëzimi, dhe tha: “A nuk ke dëgjuar çfarë ka thënë Mudlixhiu për Zejdin dhe Usamen?” - ndërkohë, ai (Mudlixhiu) kishte parë këmbët e tyre - (Mudlixhiu ka thënë:) “Këto palë këmbë kanë origjinë të përbashkët .””