“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahmani, i biri i Abdullah ibn Kabit, e këtij i ka thënë Abdullah ibn Kabi se Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke rrëfyer për mospjesëmarrjen në Betejën e Tebukut, ka thënë: “Kur i dhashë selam të Dërguarit të Allahut ﷺ, i shkëlqeu fytyra nga gëzimi. Atij, sa herë që gëzohej, fytyra i shkëlqente sikurse të ishte pjesë e hënës. Gëzimin e tij e spikatnim falë këtij shkëlqimi.””