“Abdulala ibn Hamadi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ nuk i ngrinte duart në duatë e tij, përveçse në duanë e shiut, ku i ngrinte aq shumë, saqë i dukej bardhësia e sqetullave.”