“Hasen ibn Sabahu na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Sabiku, e këtij i ka treguar Malik ibn Migveli, e ky e ka dëgjuar Avniun, të birin e ibn Ebu Xhuhajfes, se babai i tij Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në mesditë, më çuan te Pejgamberi ﷺ, i cili ndodhej në një tendë në Ebtah. Bilali doli dhe e thirri ezanin për namaz, pastaj hyri brenda dhe e nxori jashtë ujin e mbetur prej abdesit të Pejgamberit ﷺ, ndërsa njerëzit nxitonin të merrnin ujë prej tij. Bilali hyri sërish dhe e mori shkopin. Sikur po shoh tani shkëlqimin e kërcinjve të Pejgamberit ﷺ kur doli jashtë. Bilali e nguliti shkopin në tokë, kurse i Dërguari i Allahut ﷺ e fali drekën dhe ikindinë nga dy rekate, ndërsa para tij (andej shkopit) kalonin gomarët dhe femrat.””