“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Sherik ibn Abdullah ibn Ebu Nemri se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) po rrëfente për Natën e Israsë, kur Pejgamberi ﷺ rrugëtoi prej Xhamisë së Qabesë dhe, para se t'i vinte shpallja, i vajtën tre burra, - teksa ai po flinte në Xhaminë e Qabesë. - I pari tha: “Cili prej këtyre është ai?” I mesmi iu përgjigj: “Më i miri prej tyre.” I fundit tha: “Merreni më të mirin prej tyre.” Pra, kjo ka ndodhur atëkohë e, që atëherë, Pejgamberi ﷺ nuk i ka parë ata në ëndërr, derisa kishin ardhur një natë tjetër, sepse sytë e Pejgamberit ﷺ flinin, por jo zemra. Kështu janë pejgamberët, sytë u flenë, por jo zemrat. Atëherë, Xhibrili e mori dhe, së bashku me të, u ngritën drejt qiellit.”