“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu nga Seidi, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ gjendej në Zevra (treg në Medinë), i sollën një enë, ku vuri dorën, sakaq uji filloi të buronte mes gishtërinjve të tij. Kështu, njerëzit morën abdes.” Katadja e pyeti Enesin: “Sa persona ishit atëkohë?” Ai iu përgjigj: “Treqind - ose ka thënë: diku treqind veta -.””