“Abdullah ibn Muniri na ka thënë: E kam dëgjuar Jezidin, e këtij i ka rrëfyer Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, kur erdhi koha e namazit, disa, që shtëpitë i kishin afër xhamisë, shkuan dhe morën abdes, kurse të tjerët mbetën. Pejgamberit ﷺ i sollën një enë guri me ujë, e cila ishte aq e vogël sa nuk mund ta shtrinte Pejgamberi ﷺ pëllëmbën e tij në të . Kështu, Pejgamberi ﷺ vuri dorën e tij në të duke i mbledhur gishtërinjtë dhe të gjithë morën abdes prej saj.” Humejdi e pyeti Enesin: “Sa persona kanë qenë?” Ai iu përgjigj: “Tetëdhjetë veta.””