“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Husajni, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në ditën e Hudejbijes, njerëzit i kaploi etja dhe, kur Pejgamberit ﷺ i sollën pak ujë për abdes, njerëzit nxituan drejt ujit.” Pejgamberi ﷺ i pyeti: “Çfarë keni?” Ata thanë: “Nuk kemi ujë për abdes e as për të pirë, përveç këtij që ke pranë.” Pejgamberi ﷺ e vuri dorën mbi enë, sakaq uji filloi të gufojë mes gishtërinjve të tij sikurse të ishte burim uji. Kështu, pimë dhe morëm abdes. Salim ibn Ebu Xhadi pyeti: “Sa veta ishit?” Xhabiri u përgjigj: “Edhe sikur të ishim njëqind mijë persona, do të na mjaftonte. Ne ishim vetëm një mijë e pesëqind veta.””