“Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në ditën e Hudejbijes, kemi qenë një mijë e katërqind veta. Hudejbija ka qenë një pus. Ne nxorëm ujë nga aty derisa e harxhuam të tërin e nuk lamë asnjë pikë uji. Pejgamberi ﷺ u ul buzë pusit, kërkoi pak ujë, me të cilin shpëlau gojën dhe e derdhi në pus. Nuk zgjati shumë. Pastaj nxorëm ujë dhe pimë derisa e shuam etjen dhe u dhamë të pinë edhe kafshëve të udhëtimit.””