“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Ejmeni, e ky e ka dëgjuar babanë e tij se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ, ditën e xhuma, hipte mbi një trung hurme (për të ligjëruar). Një grua ensare, - ose ka thënë: një burrë, - i tha: “O i Dërguari i Allahut, a të të ndërtojmë një minber, vallë?” Pejgamberi ﷺ u tha: “N ëse doni.” Kështu, i ndërtuan një minber dhe, xhumanë tjetër, kur Pejgamberi ﷺ hipi në minber, trungu i hurmës filloi të qajë sikurse fëmijë. Pejgamberi ﷺ zbriti dhe e shtrëngoi palmën, e cila dëneste sikurse fëmija, të cilin nëna mundohet ta qetësojë. Pejgamberi ﷺ tha: “Qante nga malli për fjalët që i dëgjonte në të.””