“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Kethir Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hafsi, - emri i të cilit ishte Omer ibn Alai, vëllai i Ebu Amër ibn Alait, - e ky e ka dëgjuar Nafiun se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ligjëronte hipur mbi një trung hurme. Kur e ndërtoi minberin dhe filloi ta shfrytëzojë, trungu i hurmës filloi të qajë. Prandaj, Pejgamberi ﷺ vajti dhe e ledhatoi me dorë.” Abdulhamidi ka thënë: “Na ka rrëfyer Othman ibn Omeri, e këtij ia ka rrëfyer këtë Muadh ibn Alai nga Nafiu. Po ashtu, këtë e ka transmetuar Ebu Asimi nga Ibn Ebu Revadi, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ.””