“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Abdulazizi, e ky nga Enesi, e ky nga Junusi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e të Dërguarin e Allahut ﷺ banorët e Medinës i kaploi një thatësirë. Një ditë, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte duke ligjëruar ditën e xhuma, një beduin u ngrit dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Janë shkatërruar të mbjellat dhe bagëtitë, andaj lute Allahun të na çojë shi.” Pejgamberi ﷺ i ngriti duart dhe u lut. Edhe pse në fillim qielli ishte i kthjellët (pa asnjë re), papritmas fryu një erë, e cila i tuboi ca re dhe qielli filloi të lëshojë shi. Kur dolëm jashtë, derisa shkuam në shtëpi, u bëmë qull. Shiu vazhdoi të binte gjatë tërë javës, deri në xhumanë vijuese. I njëjti beduin, ose dikush tjetër, u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Na janë shkatërruar shtëpitë, andaj lute Allahun ta ndalë.” Pejgamberi ﷺ buzëqeshi dhe tha: “Çoje rreth nesh, e jo sipër nesh!” Kur i shikova retë, ishin shpërndarë rreth Medinës sikurse kurorë.””