“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Hajtheme, e ky nga Suvejd ibn Gafele se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur ju tregoj diçka nga i Dërguari i Allahut ﷺ, për mua është më e dashur të bie nga qielli (në tokë) sesa të gënjej për të. Ndërkaq, kur bisedojmë mes vete, dijeni se lufta është dinakëri. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Para Kiametit do të paraqiten një grup njerëzish axhami e mendjelehtë, flasin fjalët më të mira ndër njerëz, por dalin nga feja ashtu siç del shigjeta anë e përtej gjahut. Imani i tyre nuk arrin të kalojë përtej fytit të tyre. Kudo që t'i takoni (gjatë luftimit) , vritini, sepse Ditën e Kiametit vrasësi shpërblehet për vrasjen e tyre.””