“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë po lexonte suren Kehf, ndërkohë në oborr ndodhej një kafshë shtëpiake, e cila filloi të trembej. Burri në fjalë filloi të lutej për paqe, sakaq pa se e kishte mbuluar një re. Kur ia tregoi ngjarjen Pejgamberit ﷺ, ai tha: “Lexo, o filan! Ajo ka qenë qetësia që ka zbritur për shkak të Kuranit.””