“Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë i krishterë u konvertua në Islam dhe e lexoi suren Bekare e Ali Imran dhe shkruante për Pejgamberin ﷺ. Pastaj sërish u kthye në krishterim dhe thoshte: “Muhamedi di vetëm atë që unë ia kam shënuar.” Kur Allahu ia mori shpirtin, njerëzit e varrosën, por toka e nxori jashtë (varrit). Njerëzit thanë: “Këtë e bënë Muhamedi dhe shokët e tij, e zhvarrosën dhe e hodhën mbi sipërfaqe, vetëm pse ka ikur nga ata.” Kështu, thelluan varrin dhe e varrosën për së dyti. Mirëpo, toka sërish e nxori jashtë dhe ata sërish thanë: “Këtë e bënë Muhamedi dhe shokët e tij, e zhvarrosën dhe e hodhën mbi sipërfaqe, vetëm pse ka ikur nga ata.” Kështu, sërish thelluan varrin aq sa mundën dhe e varrosën për së treti. Mirëpo, toka e nxori jashtë për së treti, gjë që i bëri të kuptojnë se kjo nuk ishte vepër e njerëzve, prandaj e hodhën (diku në sipërfaqe të tokës).””