“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pasi të shkatërrohet kisra (mbreti pers) , nuk do të ketë më kisra pas tij dhe, pasi të shkatërrohet cezari (perandori romak) , nuk do të ketë më cezar pas tij. Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se thesaret e tyre do t'i shpenzoni në rrugën e Allahut.””