“Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Abdulmelik ibn Umejri se Xhabir ibn Semure (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pasi të shkatërrohet kisra (mbreti pers) , nuk do të ketë më kisra pas tij dhe, pasi të shkatërrohet cezari (perandori romak) , nuk do të ketë më cezar pas tij. Thesaret e tyre do të shpenzohen në rrugën e Allahut.””