“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kishte burra që faleshin me Pejgamberin ﷺ duke i mbajtur izaret të lidhura në qafat e tyre, sikurse fëmijët. Pejgamberi ﷺ u tha grave: “Mos i ngrini kokat (nga sexhdja) , derisa burrat të ulen mirë (pas sexhdes) .””