“Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu, e ky nga Ameshi, e ky nga Muslimi, e ky nga Mesruku se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me Pejgamberin ﷺ qeshë në një udhëtim, ku më tha: “O Mugire, mere shakullin!” Pasi e mora me vete, i Dërguari i Allahut ﷺ u largua prej meje dhe e kreu nevojën. Të veshur kishte një xhybe të Shamit. Tentoi ta nxirrte dorën prej mëngës së saj, por nuk mundte, sepse ishte e ngushtë, andaj e nxori dorën nga fundi i rrobës dhe unë i qita ujë për të marrë abdes për namaz. U dha mes'h mesteve dhe u fal.””