“Muhamed ibn Arare na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omer ibn Hatabi e afronte Ibn Abasin (duke e dalluar prej të tjerëve). Prandaj, Abdurrahman ibn Aufi tha: “Edhe ne kemi djem sikurse ai.” Por, Omeri ia ktheu: “Ti e di pse po e veçoj dhe iu kthye Ibn Abasit duke e pyetur për ajetin vijues: “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe Çlirimi (i Mekës).” (Nasr, 1) Ai iu përgjigj: “Është fjala për vdekjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ, për të cilën e kishte njoftuar Allahu.” Omeri i tha: “Kështu e di edhe unë.””