“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibn Sulejman ibn Handhale ibn Gasili, e këtij i ka treguar Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë kohës kur i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në sëmundjen e vdekjes, doli i mbështjellë me një çarçaf, ndërsa në kokë kishte një çallmë të trashë, dhe hipi në minber. E falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “E, më pas! Përderisa njerëzit e tjerë (muslimanët e rinj nga fiset e tjera arabe e joarabe) po shtohen, ensarët po pakësohen, saqë, në raport me njerëzit e tjerë, do të mbesin sikurse kripa në ushqim. Nëse dikush merr në përgjegjësi ndonjë çështje (të umetit të Muhamedit ﷺ) dhe posedon mundësi të dëmtojë dikë ose t'i bëjë dobi dikujt, atëherë le t'ua pranojë bamirësve (mirësitë e tyre) dhe le t'i anashkalojë keqbërësit (për veprimet e tyre për sa kohë që ato nuk paraqesin vepër penale) .” Kjo ka qenë hera e fundit që Pejgamberi ﷺ ishte ulur në minber.””