“Amër ibn Abasi më ka thënë: Na ka treguar Ibn Mehdiu, e këtij i ka treguar Sufjani, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: - “Vallë, keni qilima?” - E si të posedojmë ne qilima? - i thashë unë. - “E po, në të ardhmen do të keni qilima.” (Tani) kur po i them gruas sime: “Largoji qilimat nga ne”, ajo po më thotë: “A nuk ka thënë Pejgamberi ﷺ: “Në të ardhmen do të keni qilima” ? Kështu, unë po e lë me kaq.”