“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Malik ibn Enesi, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se hebrenjtë erdhën tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i treguan se një burrë nga mesi i tyre kishte bërë zina me një grua. I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Çfarë keni në Tevrat rreth çështjes së gurëzimit?” Ata iu përgjigjën: “T'i poshtërojmë dhe t'i ndëshkojmë me kamxhik.” Abdullah ibn Selami u tha: “Po gënjeni! Aty përmendet gurëzimi.” Kështu, ata e morën Tevratin dhe e hapën. Njëri e vendosi dorën mbi citatin e gurëzimit dhe i lexoi ajetet para dhe pas tij. Abdullah ibn Selami i tha: “Largoje dorën.” Kur ai e largoi, doli citati i gurëzimit. Andaj, i Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi të gurëzohen. Abdullahu thotë: “E pashë burrin (që gurëzohej) duke u shtrirë mbi femrën për ta mbrojtur nga gurët.””