“Abdurrahman ibn Shejbe më ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibn Mugire, e ky nga babai i tij, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kam parë në ëndërr njerëz të tubuar në një vend. Ebu Bekri u ngrit dhe nxori një ose dy kova ujë, mirëpo gjatë nxjerrjes kishte dobësi, Allahu e faltë! Pastaj e mori Omeri, e në atë rast kova, në dorën e tij, u bë e madhe. Nuk kam parë njeri më të shkathët, që e përsos punën, sesa atë. Ai nxori aq ujë, saqë njerëzit e shfrytëzuan vendin për mriz (të deveve) .” Hemami transmeton nga Ebu Hurejra se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ebu Bekri nxori dy kova ujë.””