“Abas ibn Velid Nersiu më ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Xhibrili ﷺ shkoi te Pejgamberi ﷺ në prani të Umu Selemes, bisedoi me Pejgamberin ﷺ dhe pastaj u largua. Pejgamberi ﷺ e pyeti Umu Selemen: “Kush ishte ky?” Ajo iu përgjigj: “Dihje (Kelbiu).” Umu Seleme tregon: “Betohem në Allahun se isha e bindur se ai ishte vetë Dihje, derisa e dëgjova Pejgamberin ﷺ gjatë ligjërimit duke treguar se i kishte ardhur Xhibrili.” Muëtemiri ka thënë: “I thashë Ebu Othmanit: “Prej kujt e ke dëgjuar këtë?” Tha: “Prej Usame ibn Zejdit.””