“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë thënë: “Teksa një bari po i ruante delet, ujku e sulmoi dhe i rrëmbeu një dele. Bariu filloi ta ndjekë, kurse ujku u kthye nga ai dhe i tha: “Kush do ta ruajë në ditët e fitneve, ditët kur nuk do të ketë rojtar përveç meje?” Ndërkaq, teksa një burrë po i grahte një lope, që e kishte ngarkuar, ajo u kthye nga ai dhe i tha: “Unë nuk jam krijuar për këtë gjë, por jam krijuar për bujqësi.” Papritmas, njerëzit (të habitur) thanë: “Subhanallah!” Pejgamberi ﷺ tha: “Unë e besoj këtë, e edhe Ebu Bekri me Omer ibn Hatabin.” Allahu qoftë i kënaqur me ta!””