“Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muhtari, e këtij i ka treguar Halid Hadhai, e ky nga Ebu Othmani se Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më dërgoi udhëheqës në Betejën Dhatu Selasil. Pasi u ktheva, vajta tek ai dhe e pyeta: “Kush është njeriu më i dashur te ti?” - “Aishja” , - u përgjigj ai. - Po prej burrave? - e pyeta. - “Babai i saj” , - më tha. - Pastaj kush? - “Pastaj Omer ibn Hatabi” , - tha ai dhe numëroi disa burra.”